Gjatë prezantimit të të propozim – buxhetit për vititn 2018 në një konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia po shqyrton të gjitha mundësitë për hetim ndërkombëtar të Rastit të Kumanovës.
“Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte e mundur që të bëhet ai hetim në rastin Kumanova.
Është e shkruar edhe në programin qeveritar se për të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë në interes të qytetarëve të mos ketë dilema, paqartësi dhe reagime. Besoj se do të gjejmë mënyra me faktorin ndërkombëtarme qëllim që të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, tha Zaev.
Po ashtu hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.