Në shtator të këtij viti janë lëshuar 222 leje për ndërtim, që është për
25,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 3. 575. 789.000 denarë, që është për 29,7 për qind më pak krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtimit, 141 (63,5 për qind) janë dedikuar për ndërtime të larta, 18 (8,1 për qind) për ndërtime të ulëta inxhinieri civile dhe 63 (28,4 për qind) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 222 objekte, 162 (73 për qind) si investues janë persona fizikë, ndërsa 60 (27 për qind) objekte investues janë subjekte afariste.
Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 665 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 55.192 metra katrorë.
Data 06.03.2025
Aktuale
- LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët
- Vëllai 3 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e helmimit, e mitura i shpëton vdekjes! Pas 10 ditë në terapi intensive, vajza 7 vjeç del sot nga spitali
- Dimitrieska-Koçoska: Është paguar transheja e parë prej 10.4 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendase, kompanitë identifikojnë përfitimet për realizimin e investimeve të tyre
- VMRO-DPMNE: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve
- Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin
- Gjendet i pajetë nga punonjësit e mirëmbajtjes një person në Rrugën e Kombit, dyshohet të jetë përplasur nga një automjet
- Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”
- G Bani befason me fjalët ndaj Gjestit