Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nesër në kongresin e
jashtëzakonshëm në Ohër duhet ta zgjedhë kryetarin e ri.
U.d. i deritanishëm kryetari Darko Dimovski është kandidat i vetëm për liderë të ardhshëm të LSM-së.
Vendimi, që Dimovski të jetë kandidat për kryetar LSM-së, paraprakisht kaloi në seancat e Këshillit dhe Kryesisë së lSM.
Krahas Dimovskit, kandidatura për lëider sindikal kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidim.
Presidenti i OJSHQM Grujovski pophon se i plotëson kushtet dhe thekson se ka mbështetje nga gjashtë, e jo nga pesë degë sindikale.
Është e pasigurt nëse sindikatat që e mbështesin Grujovskin do të marrin pjesë në kongres.
Nga ana tjetër, siç para do publikoi MIA, kryetari i Konferderatës Evropiane të Sindikatave Luka Visentini në një letër dërguar LSM-së thotë se procedura për zgjedhjen udhëheqësit të ardhshëm të LSM-së nuk i ndjek rregullat demokratike, sepse sjell deri në në eliminimin e kandidatëve të mundshëm për funksionin.
Për këtë arsye, Visentini e ka refuzuar ftesën e LSM për që të marrë pjesë në kongres.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Sela takohet me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Aksion i madh policor kundër prerjes ilegale të pyjeve
- Dimovski: Gara për Kërçovën do të jetë atipike
- ASH: Mashtrim zgjedhor në Butel – VLEN tenton të manipulojë me kandidaturë fiktive
- “Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët” – Atentati ndaj Arjan Ndoj, dëshmon Arben Haxhiaj në gjyq: Vëllai im, ishte në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Juli Meçen kur…
- Rrjeti “SafeJournalist” kundër kufizimeve të reja për gazetarët në Kuvend, i dërgojnë letër Peleshit
- E premtja e zezë: Si do të ndikojnë yjet në jetën tuaj?
- Vazhdon gjykimi për Onkologjia 2