Dy fëmijë të një shkolle fillore në Gjorçe Petrov janë sëmurë nga sëmundja ngjitëse e verdhëzës. Për fat, thotë nga Qendra për shëndet publik, rastet nuk janë të lidhura, fëmijët nuk janë sëmurë njëri nga tjetri. Në shkollë është bërë dezinfektim, ndërsa janë rritur edhe masat higjienike. Në këtë mënyrë do të ndërpritet përhapja e verdhëzës. “Bëhet fjalë për një fëmijë 7 dhe një tjetër 14 vjet, të cilët nuk kanë pasur Kontakt mes vete, ndërsa kanë shkuar në tualete të ndryshme në shkollë. Mbajmë ligjërata edukative, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit edhe profesorët. Është bërë dezinfektim, kuadri duhet ti kontrollojnë fëmijët se a i pastrojnë duart pas daljes nga tualeti. Në të njëjtën kohë, në hyrje të shkollës dhe në dalje tek tualetet përdoren mjete për dezinfektim”, ka thënë dr Lulzime Bajrami nga Qendra për shëndet publik.
Data 03.04.2025
Aktuale
- Gjesti do të çmendet kur të dalë nga Bigu, Xheneta ndryshon krejt pamjen, bëhet super-bombë
- Përfundon mbledhja e Kryesisë Qendrore të ASH-së: Ja vendimi që u mor
- Pasi kunata e tyre ndërroi jetë në moshë të re, Motrat Mustafa bëjnë veprimin që askush nuk e priste
- Amerika vendos tarifa: Shqiperisë 10%, Kosovës 10%, RMV 33% e Serbisë 37%!
- Nis lufta tregtare, Trump njofton tarifat për mbarë botën: Sot rilindi industria amerikane!
- ASH-Sela: VLEN konfirmoi dorëzimin para Mickoskit dhe tradhtinë ndaj Besa Kadriut
- Fifi del për të pirë kafe në gjendje jo të zakonshme, si do të reagojë Adisi pas këtij veprimi të gruas
- Vuçiq thekson rëndësinë e dialogut me Kosovën në takimin me Sekretarin e Jashtëm britanik