Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka thënë se vendi i tij mbështet zgjidhjen me dy shtete për problemin palestinez, duke theksuar se është e nevojshme që Bashkimi Evropian (BE) të japë mbështetje për rifillimin sa më shpejt të negociatave për çështjen palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në hapjen e Samitit të Dytë Euro-Arab në Athinë, i cili synon tërheqjen e investimeve nga vendet arabe, Tsipras tha se BE-ja duhet t’u qaset me vendosmëri problemeve në Lindjen e Mesme duke mësuar nga e kaluara.