Raporti i ri për pakicat pa shtetësi në momentin apo në të kaluarën “Kjo është shtëpia jonë: Pakicat pa shtetësi dhe kërkimi i tyre pas nënshtetësisë” do të promovohet sot në Shkup në suaza të fushatës së tretë vjetore të UNHCR për t’i dhënë fund pa-nënshtetësisë, përcjell Fol.
Pas promovimit të Raportit do të projektohen edhe dy video klipe të shkurtra të cilat do ta prezantojnë tregimin e personave të pa-dokumentuar në vend.
Në prezantim, siç paralajmëruan nga UNHCR, duhet të marrin pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe përfaqësuesi i UNHCR-së Dag Sigurdson të cilët do të mbajnë fjalim para të pranishmëve.
UNHCR e filloi fushatën e saj për t’i dhënë fund pa nënshtetësisë në nëntor të vitit 2014. Pa nënshtetësia është problem i krijuar nga njeriu dhe është relativisht lehtë të zgjidhet dhe pengohet. Me vullnetin e nevojshëm politik dhe mbështetje publike, miliona njerëz gjithkund në botë do të mund të marrin shtetësi dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre të mos lindin pa shtetësi.
Këtë fushatë theksojnë nga UNHCR e mbështet edhe Plani veprues global, që cakton hapa konkretë që shtetet të ndihmojnë të zgjidhet problemi. Me marrjen e shtetësisë, miliona njerëz pa nënshtetësi gjithkund në botë do të mund të marrin qasje të plotë deri te të drejtat e tyre dhe të ndjenjë se u takojnë komuniteteve të tyre.