Shefat e shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të Kartës së
Adriatikut dhe SHBA (A-5), paradite e filluan konferencën në të cilën po debatohet për zgjerimin e bashkëpunimit mes shteteve të A-5 për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për sigurinë e Aleancës.
Konferencën e hapi shefi i Shtamadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski.
“Me partnerët dhe miqtë tanë janë të vendosur dhe të përkushtuar në Nismën amerikane të adriatikut, dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë përvojat dhe perspektivat tona, si dhe ta zgjerojmë bashkëpunimin për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për siguri të Aleancës”, tha gjenerali Veliçkovski.
Ai iu falënderua shefave të shtatmadhorive të pranishëm në konferencën, të cilat kanë mundësuar që Maqedonia të jetë bashkëkryesuese në 25 vjetorin e formimit të ARM-së.
Tubimi vazhdon me fjalimin e zëvendëskomandantit të komandës së Armatës së SHBA-së për Evropë gjeneral-nënkoloneli Timoti Rej, ndërsa para pjesëmarrësve do të flasë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov.
Në konferencë, krahas NSHM Veliçkovski si nikoqir, do të marrin pjesë edhe shefat e shtamadhorive të forcave të armatosura të Shqipërisë, gjenerali brigadier Bardhyl Kolçaku, i Bosnjë e Hercegovinës gjeneral-nënkoloneli Anto Jeleç, drejtori i SHM së Kroacisë admirali Robert Hranj dhe NSHM të
ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali brigadier Ilija Dakoviq.
Si vëzhgues të konferencës janë, dhe pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues më të të lartë ushtarak nga shtatmadhoritë e Sllovenisë, Serbisë dhe Forcave të armatosura të Kosovës, ndërsa në rolin e mysafirëve komandantët e garave kombëtare nga shtetet aleate të SHBA-së, të cilët janë partnerë të
vendeve nga A-5 edhe atë: Vermonti, Minesota, Ajova, Merilend, Ohajo, Kolorado, Nju-Xhersi dhe Mejn.
Data 19.09.2025
Aktuale
- LSDM-ja kërkon dorëheqjen e Toshkovskit: Një MPB e partizuar nuk mbron qytetarët
- LSDM: Toshkovski të jep dorëheqje, MPB e partizuar nuk i mbron jetët e njerëzve
- Konsumuan karamele me kanabis të gjetura në kosh të mbeturinave, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë
- Ende aktive zjarret në fshatin Viniçe dhe në Kozhuf
- EMRAT/ E rrëmbyen dhe më pas e vranë, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim për ekzekutimin e Renis Dobrës
- Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell
- Pa rrymë disa pjesë të Butelit dhe Kisella Vodës
- Osmani: Të mos më dërgojnë emisarë nga mafia e ndërtimit, do ta çrrënjos korrupsionin në komunë

