Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, sot është mbajtur një protestë e refugjatëve të cilët ka disa ditë që kanë filluar grevë urie, duke kërkuar bashkim familjar me të afërmit e tyre të cilët ndodhen në shtete të tjera të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup prej afro 100 personash, në mesin e të cilëve edhe shtetas grekë të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre, kanë bërë një marshutë e cila parakaloi te ambasada e Gjermanisë në Athinë.