Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës
së Maqedonisë, Artan Grubi, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Ivan Velikov Petkov.
Grubi, siç njoftoi Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në takim theksoi bindjen se mbështetja e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është e fuqishme dhe në këtë kuptim, para se gjithash, me ndihmën e Sofjes do të mënjanohet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në kornizat e kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor të Bullgarisë me BE-në, i cili do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.
Grubi, gjatë bisedës me ambasadorin Petkov e theksoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë, me ç’rast e shprehi mbështetjen e plotë të Marrëveshjes së arritur për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bulgarinë.
Ambasadori Petkov, duke e theksuar mbështetjen bullgare për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, informoi se, Bullgaria është mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se në kornizat kryesimit të tyre, njëri ndër prioritetet kryesore të Bulgarisë do të jetë pikërisht ky proces.
Grubi dhe Petkov biseduan edhe për ngjarjet aktuale në vend, si dhe për realizimin e Planit Reformues të Qeverisë, zbatimin e pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin, me qëllim të përmbajtjes së proceseve të BE-së në vend.
Në fund të takimit, Grubi i dërgoi ftesë kolegut të vet, kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Mbikëqyrje në Fondet Evropiane, Kristijan Vigenin, për vizitën e tij të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deri në fund të këtij viti.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Ende aktive zjarret në fshatin Viniçe dhe në Kozhuf
- EMRAT/ E rrëmbyen dhe më pas e vranë, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim për ekzekutimin e Renis Dobrës
- Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell
- Pa rrymë disa pjesë të Butelit dhe Kisella Vodës
- Osmani: Të mos më dërgojnë emisarë nga mafia e ndërtimit, do ta çrrënjos korrupsionin në komunë
- BDI: Zgjidhja nuk janë akuzat politike, por vetingu dhe sundimi i ligjit
- Mbi 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota bojkotojnë Izraelin “Jo muzikë për gjenocidin”
- Kërcënoi shefin e qarkullimit të Elbasanit, policia për shoferin e prokurorit të SPAK: Ishte i armatosur, mbante në brez pistoletë dhe…