Zhvillimi i konceptit progresiv të sistemit për zbulim të hershëm të
zjarreve pyjore, i cili përfshin rrjet të senzorëve, kamera dhe fluturake pa pilot (drone) është qëllimi i seminarit të titulluar “Sistem progresiv për parandalim dhe detektim të hershëm të zjarreve pyjore” i cili do të mbahet sot në Berovë në organizim të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihaillo ApostollskiShkup”.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në hapje të seminarit do të mbajnë fjalime projekt menaxheri i projektit, nënkoloneli Nikolla Kletnikov, koordinatori i projektit, profesor Piter Pejn nga Universiteti
për shkenca aplikative Fulda, Gjermani dhe dekani i Akademisë ushtarake, koloneli Orce Popovski.
Në seminar do të marrin pjesë 50-të përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, ARM-së, parqeve nacionale “Mavrovë” dhe “Pelister”, Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe përfaqësues të Programit për mbrojtje civile dhe ndihmës humanitare të BE-së, Qendrës ndërkombëtare dhe multikulturore për hulumtim (JRC) – Ispra nga Italia etj.
Qëllimi i seminarit është që të promovohen përmbajtjet dhe përfitimet e projektit.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”
- 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026
- Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar
- VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë
- 26 vjet më parë u themelua TMK-ja
- Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale
- PAMJET/ Shpërthim me eksploziv në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
- Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu