Shtatë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej nëntë
aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.
Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa katër persona janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit. Gjithsej 14 shoferë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.
Janë sanksionuar edhe 16 persona të cilët kanë drejtuar automjetin me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, një persona ka drejtuar automjetin teknikisht të parregullt, ndërsa tetë këmbësorë kanë
kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve për këmbësorë. Tre shoferë kanë kaluar në[ udhëkryq në dritë të kuqe, po aq shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit, pesë shoferë janë renditur në mënyrë të parregullt dhe tre shoferë kanë kryer tejkalim të parregullt. Janë hasur edhe 141 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 91 automjete.
Në suaza të aksionit trafiko-edukues “T’i mbrojmë fëmijët në trafik. Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative SHF “Koço Racin” e cila ndodhet në lagjen Petrovec.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Tensionet globale: A po na çojnë veprimet e Putinit drejt një konflikti të ri botëror?
- Ngjarjet e 19 Shtatorit: Një ditë që ndryshoi historinë e shqiptarëve
- Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”
- 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026
- Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar
- VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë
- 26 vjet më parë u themelua TMK-ja
- Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale