Kryetari aktual i Zhelinës, Blerim Sejdiu ka thënë se komuna ka borxh mbi 1.5 milionë euro, sot është përgjigjur dega e BDI-së, së Zhelinës, duke i treguar Blerimit, se borxhin real do ta tregojë revizioni, ku do ti tregojë gjithashtu se çka janë kontrata afatgjate , borxhe me kontratë, kofinansime, kredi të pakthyeshme ,hua nga Ministria e finansave.
Gjithashtu nga dega e BDI-së e pyesin Blerim Sejdiun se kur do të nise me projektin famoz prej 60 milionë eurove dhe turizmin në Sallarevë.
“Xhirollogaritë janë të zhbllokuara 8 vite, edhe e Komunës ( me rroga të paguara deri në muajin Tetor) edhe e NPK-së edhe e të gjitha shkollave. Investimet milionëshe për ti sjell në Komunë duan kofinansime. Një ndërmarje e mesme në zhvillim mund të ketë 0.5 milion borxhe e jo më një komunë. Revizioni është ai që do të përcakton se çka janë kontrata afatgjate , borxhe me kontratë, kofinansime, kredi të pakthyeshme ,hua nga Ministria e finansave(që është gjynah t’ua kthejsh)etj. Por më kot të të spjegohet sepse ti nuk ke haber.
Blerim Sejdiu bën mirë të fokusohet të realizojë premtimet elektorale. Nëse i ka harruar ashtu siç ndodh shpesh të harohen gënjeshtrat ja po ja rikujtojmë:
– të sjell Odën Ekonomike Gjermane të zgjidh problemin e deponisë në Dëbërcë
– t’i gjejë mekanizmat për t’ju dhënë tokat Bashkësisë lokale Zhelinë e jo të kërkojë listën e tokave të pashitura
– t’i kthej Zyrën e vendit Sallarevës si dhe të dërgojë eskavator për nevojat eksluzive të Sallarevës
– të “depolitizojë” shkollat, të themelojë Këshillin e Pleqve nëpër shkolla, të organizojë gara leximi dhe t’ua mësojë notin çdo nxënësi në Komunë
– të luftojë korupsionin e shpikur nga vet ai
– të vej në funksion ambulancën në Merovë
– të ndërtojë Sallën e sportit në Grupçin
– të ndërtojë parkun mbi fshatin Dëbërcë
– të zvogëloj tarifat e ujit
– të zhvilloj turizmin po ashtu në Sallarevë.
– të realizojë projektin famoz prej 60 milion euro.“ thuhet në reagimin e degës së BDI_së në Zhelinë