Krimi në mënyrë intensive ndjek evolucionin social duke iu përshtatur rrethanave, teknologjisë dhe të ngjashme. Kjo veçmas ndodh në problemin me larjen e parave, e cila është një nga segmentet bazë e financimit të operacioneve teroriste, tha ministri Oliver Spasopvski, sot në konferencën e parë për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit në organizim të akademisë për banker dhe teknologji informatike.
Spasovski shtoi se të gjitha institucionet janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit kundër krimit, gjegjësisht me fenomenin e larjeve të parave.
“Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit duhet patjetër që me intezitetein e nevojshë që të drejtojnë dhë të adaptojnë gatishmërinë e tyre që në mënyrë efikase të përballen me sfidat që i sjell fenomeni i larjeve të parave. Posaçërisht në aspektin e kuadrove kualitativ si dhe zbatimi i duhur i normativës. Ndërsa, logjistika në këto detyra duhet të vijë pikërisht nga fusha profesionale dhe ekspertë si koncept fundamental i infrastrukturës në përballje me problemin e përmendur, tha ministri Spasopvski
D.K
Almakos.com