Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, dje në kabinetin e
tij priti një delegacion të lartë të UNDP-së në krye me përfaqësuesen e përhershme për Maqedoni, Luiza Vinton.
Taravari, qëndron në kumtesën e Komunës së Gostivarit e njoftoi Vintonin me programin zgjedhor, i cili tashmë duhet të implementohet në praktikë duke përfshirë sferat më jetike siç janë arsimi, mbrojtja e ambientit jetësor, zbutja e papunësisë, zhvillimi ekonomik lokal, transparenca dhe
llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit e të tjera.
Me këtë rast kryetari i komunës vuri në dukje, se nga ish kryetari ka trashëguar arkën e zbrazur me borxhe enorme, lartësia e të cilave akoma saktësish nuk dihet.
Njëherit, Taravari falënderoi Vintonin për bashkëpunimin e deritashëm me komunën e Gostivarit, duke shprehur gatishmëri për një bashkëpunim akoma më të thellë dhe më transparent në të ardhmen, duke e siguruar atë se ai administrata komunale do të jenë partnerë të denjë për bashkëpunim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton, uroi kryetarin Taravari për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri që krahas projekteve aktuale të financuara nga ana e UNDP-së, në të ardhmen të financohen projekte akoma më të mëdha dhe më të rëndësishme.
Data 19.09.2025
Aktuale
- 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026
- Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar
- VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë
- 26 vjet më parë u themelua TMK-ja
- Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale
- PAMJET/ Shpërthim me eksploziv në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
- Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu
- BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri