Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, takoi dje një delegacion të lartë të UNDP-së i kryesuar nga përfaqësuesja e përhershme për Maqedoni, Louiza Vinton.
Taravari e njoftoi delegacionin me programin zgjedhor i cili tani duhet të implementohet në praktikë.
Përfaqësuesja e UNDP-së, Louiza Vinton shprehu gatishmëri që krahas projekteve aktuale të financuara nga ana e UNDP-së, në të ardhmen të financohen edhe projekte te tjera në Gostivar.