Kryeministri Zoran Zaev sot do të ketë fjalim në hapjen e stërvitjes
rajonale “Luftëtarë të huaj terroristë: Promovim i parandalimit dhe rezistencës”.
Në këtë ngjarje fjalime do të kenë edhe ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli, si dhe ambasadorja e OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen.
Stërvitja rajonale, është organizuar së bashku nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Ambasada e SHBAsë dhe Konsorciumi Partneritet për paqe, në bashkëpunim me Zyrën e Komitetit nacional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit dhe do të përfshijë pjesëmarrës nga Komiteti nacional, organizata joqeveritare, media, ekspertë dhe bashkësi fetare nga vendi dhe rajoni.
Qëllimi i stërvitjes është përforcimi dhe avancimi i qasjes në vend në luftën kundër terrorizmit dhe zgjerimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon drejt terrorizmit, si dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar
- VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë
- 26 vjet më parë u themelua TMK-ja
- Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale
- PAMJET/ Shpërthim me eksploziv në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
- Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu
- BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?