Një person ka humbur jetën në një nga 13 aksidentet rrugore të
regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente, janë lënduar pesë persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material.
Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e një shofer kanë lëvizur më shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një person është përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, katër persona para se të fitojë të drejtën për të drejtuar automjetin, si dhe gjashtë persona me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar
rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe gjashtë shoferë për shkak të radhitjes së parregullt.
Janë hasur 93 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e makinës së veçantë “karrotrec”, janë larguar 82 automjete.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale
- PAMJET/ Shpërthim me eksploziv në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
- Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu
- BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri