Në Komunën e Çairit do të zhvillohet edhe një raund zgjedhjesh lokale, konkretisht në vendvotimin 29/01, shkruan Almakos.
Gjykata Administrative e pranoi ankesën e Lëvizjes BESA, që kishte lindur nga fakti se në këtë vendvotim ishit gjetur një fletëvotim më shumë se numri i personave që kanë nënshkruar se kanë votuar.
Rezultati në këtë vendvotim, pas raundit të tretë, do të jetë vendimtarë për fatin e kësaj komuna, ku kandidatët janë Visar Ganiu, nga BDI dhe Zeqirja Ibrahimi, nga Lëvizja BESA.
Dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit pas rrethit të dytë të votimeve ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 ka gjithsej 719 votues të regjistruar. Prej tyre në rrethin e dytë kishin votuar vetëm 278 persona, prej të cilëve Zeqirja Ibrahimi kishte fituar 164 vota, Visar Ganiu 98 dhe 17 vota kanë qenë të pavlefshme. Nëse kandidatët marrin përsëri votat e fituara në rrethin e dytë, vendimtar për përcaktuesin e fituesit në këtë komunë do të jenë 441 votuesit të cilët nuk kanë votuar në rrethin e dytë.
Pas këtij vendimi, rivotimi do të mbahet më 12 nëntor, gjegjësisht 14 ditë pas mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve. Ndërkohë raundi i parë i zgjedhjeve Lokale u mbajt më 15 tetor, ndërsa i dyti më 29 tetorë.
Ndryshe kjo është hera e dytë që në këtë komunë konstatohen parregullsi, ku një situatë e ngjashme pati ndodhur në vitin 2013. Parregullsitë ishin konstatuar edhe nga gjykatat dhe më pas ky rast u trajtua edhe nga Prokuroria Speciale publike.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com