Ministri grek i Punëve të jashtme Nikos Koxias dëshiron ta ygjidhë kontestin me emrin e Maqedonisë në gjzsmën e parë të vitit 2018, por shpresat e tij do të mund të tregohen si tejet ambicioye, vlerëson gazeta athinase “Katimerini”. Koxias gjatë prezantimit të planeve të Qeverisë greke për zgjidhje të kontestit, deklaroi se negociatat për këtë çështje duhet të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2018.
“Në të kundërtën do të kemi vështirësi të mëdha. Pa marrëveshje do të ketë tre deri katër muaj burokraci në Kombet e Bashkuara”, tha Koxias. Sipas tij gjithçka duhet të pçërfundohet deri në fund të vitit 2018, sepse deri në vitin 2019 do të duhet të mbahen zgjedhje presidenciale në Maqedoni dhe zgjedhje parlamentare në Greqi.
“Ky nuk do të jetë viti i mirëpër zgjedhjen e çështjeve të natyrës së tillë, spese do të jemi në mes të fushatave zgjedhore, ndërkaq probleme të tilla duhet të zgjidhen në atmosferë relaksuese” deklaroi Koxias.
“Katimerimi” vlerëson se asnjë ministër grek i punëve të jashtme apo Qeveria që merret me atë çështje, “të komplikuar dhe delikate”, deri më tani nuk e ndërlidhën me politikën e brendëshme, as ndërkaq nuk përcaktuan kornizë kohore për zgjedhjen e saj.
“Koxias sipas të gjitha gjasave është mirë i informuar përmes kontakteve të tij me Qeverinë e re në Shkup dhe çka është me rëndësi pas vizitës së kryeministrit (grek) Aleksis Ciprias të SHBA-së thekson “Katimerimi”.
Gazeta thekson se është fakt se për momentin ka kushte të volitshme për zgjedhjen e problemit, sepse “ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, nacionalist dhe populist, tashmë nuk është figurë kyçe, ndërsa kryeministri i ri Zoran Zaev duket më pragmatik dhe fleksibil”. Në Maqedoni po rritet edhe presioni i shqiptarëve etnik, ndërsa NATO dhe BE insistojnë ta vendosin Shkupin nën ombrellën e tyre në kushte të ndikimit në rritje të Rusisë në Ballkan, thekson “Katimerimi”. Mundësitë e jashtme janë vendosur, por Greqia nuk është e sigurt se ekzistojnë kushte të pjekura për kompromis, i cili do të mund të shkaktonte dëme në të dyja anët , vlerëson gazeta, duke shtuar se mu për këtë arsye druan që “dëshirat e Koxiasit mund të tregohen si tejet ambicioze.
Almakos.com
D.K