Dy persona me përdorim të forcës fizike dhe kanosje me thikë mbrëmë në orën 19:50 në parkun e qytetit në Shkup kanë kryer plaçkitje ndaj një djaloshi 15-vjeçari, me ç’rast ia kanë marrë celularin.
MPB informon se rastin në polici në orën 21 e ka denoncuar A.V., baba i djaloshit.
Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve.