Shfrytëzuesit buxhetor kanë kërkesa më të mëdha për 500 milionë
euro. Nëse ishin përmbushur të gjitha dëshirat e tyre për rritjen e pagave, deficiti buxhetor do të jetë tetë, e jo 2, për qind të BPV-së, tha sot ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke e prezantuar
Propozim-buxhetin për vitin 2018 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Tevdovski vuri në dukje se për herë të parë projeksioni i arkës së shtetit prezantohet dhe diskutohet haptazi përpara se të miratohej që, paralajmëroi, do të bëhet praktikë.
“Për Maqedoninë që të shkojë përpara, duhet të flasim haptazi, të jemi transparentë. nevojitet të ketë debate, nuk është aspak e tmerrshme të dëgjojmë mendime të ndryshme. Është më me rëndësi se e
dimë çfarë duam dhe ku duam të shkojmë”, theksoi ministri.
Duke e prezantuar Propozim-buxhetin, edhe një herë përsëriti se për rritjen e të ardhurave parashikohet rritje e akcizës së naftës për tre denarë dhe rritje e kryegjësë maksimale të pagesë së kontributeve prej 12 në 16 paga mesatare.
Pas fjalimit të Tevdovskit, pritet debat i hapur ku afaristët duhet t’i paraqesin mendimet, propozimet dhe sugjerimet e tyre.
“Deri më 15 nëntor Qeveria duhet ta miratojë Propozim – buxhetin dhe pastaj ta dorëzojë deri në Kuvend.
Data 19.09.2025
Aktuale
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it