Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë të gjithë 86 ankesat e Lëvizjes BESA për Komunën e Çairit dhe një ankesë për Komunën e Tetovës. Paraprakisht, të gjitha ankesat e Lëvizjes BESA për Çairin, anëtarët e KSHZ vendosën ti akumulojnë në një ankesë të vetme me arsyetimin se të 86 ankesat – kishin për bazë parregullsi të njëjta. Anëtarja e KSHZ-së, Ermira Asani Salija, ka kërkuar që të hapën kutitë e vendvotimeve për Komunën e Çarit me qëllim që të shihen edhe njëherë mbi 1000 fletëvotimet e pavlefshme, por që nuk u mor parasysh nga anëtarët tjetër e KSHZ-së. Përfaqësuesja e Lëvizjes BESA në KSHZ, Ermira Asani Salija votoi njëjtë si të gjithë anëtarët tjerë, duke mos përkrahur gjatë votimit ankesën nga Lëvizja BESA për Komunën e Çairit. Siç kanë theksuar anëtarët e KSHZ-së, në ankesat Lëvizjes BESA nuk kishte të evidentuara në kohë vërejtje në procesverbalet në vendvotimet në të cilat kjo parti pretendon se ka pasur parregullsi të ndryshme.
“Më duhet të them se ankesat nuk kanë asnjë element bazë që ceken në Kodin Zgjedhor, orën, vulën e personit zyrtar, emrat e atyre që kanë bërë parregullsi, thjesht kemi mungesë të fakteve dhe nuk mund ti marrim si të bazuara juridikisht”, ka thënë Subhi Jakupi, anëtar i BDIsë në KSHZ.
KSHZ po ashtu gjatë seancës për shqyrtimin e ankesave nga partitë politike për rrethin e dytë zgjedhor hodhi poshtë edhe një ankesë të Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Strugës dhe në një vendvotim të fshatit Oktis, ndërsa mbetën për t’u shqyrtuar edhe 12 ankesa tjera të kësaj partie për Komunën e Strugës. Paraprakisht, KSHZka vendosur që të shikohet procesverbali, ndërsa të sillet origjinali i deklaratës së anëtarit komunal zgjedhor për Komunën e Strugës, Naser Ilajzi, e vërtetuar tek noteri. Pas shikimit të procesverbalit, anëtarët e KSHZ-së – Subhi Jakupi, Violeta Duma, Sasho Sërcev dhe Subhi Jakupi ndonëse ishin të një mendimi se ankesa nuk përmban elemente bazë si emri i personit që ka votuar në grup, vërejtja në procesverbal i vëzhguesit partiak dhe vula e personit zyrtar.
“Unë nuk mund të them se nuk ka pasur votime në grup, por dëshmitë janë vetëm fjalë që thoni ju këtu, ndërsa mungojnë dëshmitë konkrete. Mirë, anëtari i Komisionit zonal ka bërë deklaratë meqë nuk janë përfillur vërejtjet e vëzhguesit të partisë suaj nga anëtarët e Komisionit të evidentohet në procesverbal. Por as në deklaratë nuk ka të dhëna për emrat e atyre që, sipas jush, kanë votuar në grup”, ka thënë Sasho Orcev, anëtar i KSHZ-së.
Ndërsa edhe anëtarja tjetër Violeta Duma, vuri theksin tek mungesa e shënimit të orës kur ka ndodhur votimi në grup dhe dëshmitë tjera që duhet të ishin në procesverbal.
“Sipas asaj që kemi përpara, ne nuk dimë orën kur ka ndodhur votimi në grup, as se kush e ka bërë atë, as nuk kemi dëshmi se janë refuzuar vërejtjet e vëzhguesit, nuk ka këtu ndonjë emër të atyre që kanë votuar në grupi familjar që ti kishin si dëshmitar. Ankesa nuk asnjë bazë juridike për ta pranuar si të vlefshme”, tha Violeta Duma.
Nga Lëvizja BESA dhe nga Aleanca për Shqiptarët kanë paralajmëruar se do të shkojnë në tej me procesin ankimor, duke bërë padi në Gjykatën Administrative, megjithëse përfaqësuesit e këtyre partive në KSHZ kanë thënë se presin të mbarojnë njëherë me ankimet në KSHZ.
Almakos.com