Deri më 1 janar të vitit 2018, Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) do të ndajë 75 vendime për Ndërmarrjet publike komunale për vërtetimin e çmimit të ujit. Sipas KRE-së, pjesa më e madhe e komunave kanë nevojë për rritje të çmimit të ujit. Këtë sot e komunikoi kryetari i KRRE, Dimitar Petrov në konferencën përfundimtare të projektit të financuar nga BE “Reforma në sektorin ujë në nivel qendror”, në të cilin informoi se tashmë janë sjellë Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimeve të shërbimeve ujore dhe Tarifës rregullatore dhe metodologjisë për kompetencat”, konform Ligjit për vërtetimin e çmimeve. Sqaroi se nga vendimet, shtatë kanë të bëjnë me ndërmarrjet për ujë të papërpunuar, 29 janë për furnizim me ujë të pijshëm, 26 janë për grumbullim dhe kullim të ujërave të zeza dhe 13 për filtrim të ujërave të zeza.
Sipas tij, në kuadër të metodologjisë janë vërtetuar edhe përqindja e pragut të disponueshmërisë, në mënyrë përkatëse me rajonin ku vepron, ndërsa vendimet që do të lëshohen janë me çmimin minimal dhe maksimal.