Një pjesë e sindikatave sot kanë reaguar që me Projekt-buxhetin për vitin 2018 është paraparë rritje të pagave prej pesë për qind vetëm për të punësuarit në arsim, mbrojtje dhe shëndetësi. Nga Sindikata e Pavarur e Qendrave Klinike përmes një kumtese theksojnë se propozim buxheti për vitin 2018 për rritjen e pagave në shëndetësinë publik me pesë për qind është i papranueshëm dhe paraqet stimulim shtesë për mjekët, infermierët dhe personelin tjetër të punësuar në institucionet shëndetësore publike. Sipas Sindikatës të OJSHQ-së, rritja e pjesshme e pagave krijon revoltë dhe pakënaqësi te veprimtaritë tjera në sektorin publik, siç janë administrata publike, shërbimi gjyqësori dhe prokurorisë publike. Nga kjo sindikatë theksojnë se pagat e shërbimit të gjykatës dhe prokurorisë jo vetëm që nuk janë rritur në vitet e fundit, por edhe u është shkelur e drejta ligjore e pagesës të kompensime të pagave.
Sindikata e Policisë së Maqedonisë në kumtesë përkujton se nuk janë realizuar dy harmonizime e tjera prej nga pesë për qind për të punësuarit në Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe kërkon nga Qeveria të tregojë nëse ato do të realizohen me pagesën e pagës të dhjetorit në janar të vitit të ardhshëm. Sindikata e Kulturës e përshëndeti vendimin e Qeverisë për rritjen pagave në mbrojtje, shëndetësi dhe arsim, por përkujtojnë se bartësit e veprimtarisë të kulturës marrin paga më të ulëta nga neto paga në shtet. Në kumtesë, Sindikata thekson se në kulturë formalisht ekziston marrëveshje e përgjithshme kolektive nga viti 2005, por ai në praktikë nuk zbatohet në praktikë,për ç’arsye kërkojnë përgatitje të një ligji të ri për kulturë dhe marrëveshje të re kolektive sipas shembullit të vendeve të shteteve perëndimore evropiane. Sindikatat kërkojnë takim me kryetarin e Qeverisë të Maqedonisë, ministrin e Financave dhe ministrat dikasterial.