Raporti për bashkëpunimin dhjetëvjeçar ndërmjet Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorëve Publikë dhe Akademisë kombëtare franceze të Drejtësisë (ENM) në fushën e reformave në gjyqësi sot e prezantoi ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie. Në raportin që është përgatitur pre dy ekspertëve nga ENM, të cilët nga 10 deri më 16 qershor të këtij viti qëndruan në Maqedoni dhe kanë bërë vlerësim të bashkëpunimit të përgjithshëm dhe është theksuar puna pozitive që e zbaton Akademia. Me këtë rast siç theksoi, Timonie, janë theksuar çështje, në të cilat duhet të mendohet, sië është rritja e mjeteve financiare, përmirësimi i përfaqësimit për të gjitha grupet etnike në Maqedoni, por megjithatë duke i mbajtur kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve, si dhe mundësia në trajnim të kyçen gjyqtarët nga radhët ekzistues të gjyqësorit. Në raport është theksuar se trajnimi duhet më pak të jetë i orientuar në pjesën teorike, dhe më shumë në pjesën praktike. Timonie theksoi se në raport janë vlerësuar edhe mendime të caktuara lidhur me përmbajtjen e edukimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve, por gjithashtu edhe për krijimin e inspektimit të përgjithshëm të gjyqësorit. Sipas Ministrit të Drejtësisë Bilen Saljii, ky raport ka rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh faktin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së shpejti do të miratojë Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësisë. Pas miratimit të tij në pajtim me afatet e parapara me Planin e veprimit, siç paralajmëroi ministri, do të fillojë hartimi i ligjeve në sferën e gjyqësisë ndërsa njëri prej tyre është Ligji për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, që është planifikuar për në prill të vitit 2018. “Raporti pikërisht për këtë Ligj do të shërbejë si bazë për tejkalimin e mangësive të zbuluara në sistemit tonë të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe propozime për tejkalimin e tyre dhe për funksionimin më cilësorë të Akademisë në periudhën e ardhshme”, tha ministri i Drejtësisë.
Drejtoresha e Akademisë Aneta Arnaudovska shprehi falënderim deri te Ambasada franceze për mbështetjen dhe ndihmën teknike që i jep Akademisë. Në fjalimin e saj, mes tjerave, citoi një pjesë të raportit të fundit të Pribesë, në të cilin theksohet se rekomandimi i vetëm që u përmbush me rekomandimet e paraprake të vitit 2015 e ajo është për zgjedhjen e të gjithë akademikëve, për zgjedhjen e tërësishme të të cilëve BE dhe GRECK theksojnë se duhet të rregullohet koncepti për ygjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve vetëm nga radhët e akademikëve që kanë përfunduar.