Nga: Arbër Çeliku
Opinioni publik duhet ta ketë të qartë, se ‘koncepti qytetar’, nuk e cenon aspak bërthamën tonë kombëtare dhe nuk po trasohet si sistem politik ndaj nesh, sepse ne jemi një popull i konsoliduar në hapësirën ballkanase, por ky koncept e shpëton popullin maqedonas, i cili deri dje rrezikonte të zhbëhej nga nacionalizmi gërryes dhe shkatërrimtar, i imponuar nga elitat politike maqedonase të së shkuarës…