Kryetari i Qeverisë të Maqedonisë, Zoran Zaev në Budvë u takua me
Fiona Mekilvem, drejtoreshë e Sektorit të MPJ-së të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Në takim ka marrë pjesë edhe Endrju Pejc, koordinator i MPJ-së britanike për Samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Londër.
Shërbimi i qeverisë për media kumtoi se në takim Mekilvem ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson agjendën reformës të ndërmarrë nga qeveria e Maqedonisë. Ajo ka shprehur inkurajim deri te Qeveria të vazhdojë me reformat e brendshme, si dhe mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për reformat në të cilat shihet mundësia për progresin e vendit në integrime dhe për jetë më të mirë të qytetarëve.
Përfaqësuesja e qeverisë britanike Mekilvem i ka përshëndetur edhe politikat e Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të vazhdojë me interesin aktiv për Maqedoninë dhe për gjithë rajonin në aspektin e
stabilizimit dhe integrimeve.
Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria ka motivim të madh t’u sigurojë jetë cilësore qytetarëve dhe ardhmëri euroatlantike vendit.
“Plani 3-6-9 parasheh reforma në drejtësi, në media, në shërbimet e sigurisë, me ç’ka krijohet klimë e qëndrueshme për investime në vend. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE, do të thotë edhe inkurajim i investuesve, me këtë edhe vende të reja pune më mirë të paguara për qytetarët dhe standard më të lartë jetese. Drejtë kësaj jemi fokusuar dhe bëjmë gjithçka që mundemi në rrugën drejt qëllimeve euroatlantike. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gjithashtu pjesë e politikave të
ndërtimit të miqësisë të Qeverisë së re, me çka jemi të vetëdijshëm se proceset mund të lehtësohen.
E rëndësishme është përkrahja e Republikës së Maqedonisë nga miq të mirë ndaj shtetit, siç është Mbretëria e Bashkuar”, ka theksuar Zaev.
Në takim është diskutuar edhe për mundësinë për bashkëpunim në teknologjinë digjitale dhe për mundësitë që në këtë plan i hapë Samiti i ardhshëm në Londër për vendet nga Ballkani Perëndimor.
Data 04.03.2025
Aktuale
- “Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Me Laeartin jam takuar dy herë”, “Kemi punuar një muaj bashkë” – produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme
- Binance lanson “Traders Boot Camp” me një fond shpërblimi prej 1 milion dollarësh
- Omeragiç në Sarajevë takon presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në një takim regjional
- Izet Mexhiti: Nuk shkova në Budapest për shkak të gripit
- Gashi: Nga 1 prilli, kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë
- Avokati Sefa: SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë! Ka dyshime se në Gjykatë Kushtetuese ka pasur tentativë nga grupet kriminale…
- Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
- Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur – ai lë shtëpinë mes lotësh