Sot në mëngjes është plaçkitur ekspozitura e HallkBanka në lagjen Butel 1 të Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se plaçkitja ka ndodhur rreth orës 9:30 në ekspoziturën në rrugën Butelska. Plaçkitjen e kanë realizuar tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, të cilët kanë marrë një shumë të caktuar të parave dhe kanë ikur nga vendi. Në vendin e ngjarjes kryhet ekspertizë në prezencë të përforcimit policor. Merren masa për gjetjen e plaçkitësve.