Prej sot e deri më 5 nëntor në kinemanë “Kultura” do të mbahet
Festivali i parë investigativ i filmit Shkupi (FIFSH) i cili është në organizim të Platformës së sapoformuar për gazetari investigative dhe analiza – PINA (pina.mk) në partneritet me Fondacionin
“Frdrih Ebert” – Shkup.
Festivali do të hapet me filmin “Të jesh informator” (Being a Whistleblower) të gazetarit francez dhe regjisor Benoa Brinzhe, ndërsa më pas do të ketë diskutim me temë “Informatorët: lojtarë “sekret” të
cilët mund ta ndryshojnë historinë”.
“Si festivali i parë i këtij lloji në rajon, FIFSH bashkon tema lokale, rajonale dhe botërore të cilat lidhen me sfidat gazetareske. Programi treditor i festivalit përfshin shfaqjen e filmave dokumentar,
punëtorive, diskutimeve dhe debateve me mysafirë nga Maqedonia, rajoni dhe bota. Hapja e edicionit të parë të festivalit i kushtohet informatorëve, individ të guximshëm të cilët zbardhin informacione në emër të së mirës së përgjithshme”, informoi organizatori.
FIFSH është festival i cili i kushtohet gazetarisë investigative, por hap edhe çështje të cilat u interesojnë edhe atyre të cilët nuk janë pjesë e mediave.
“Filmat të cilat janë pjesë e programit të festivalit e pasqyrojnë lidhjen e punës gazetareske me çdo segment të shoqërisë dhe përmes tyre publiku do të mund të zbulojë më shumë për privatizimin në Kroaci (“Gazda”), fshehjen e tatimit në Britaninë e Madhe (“Rrjeti i merimangës”; Mbretëria e dytë e Britanisë së Madhe”), gjuetia e ndaluar në Serbi (“Rrafshinë pa shpendë?”), problemi me ndotjen “Mushkëri të zeza, të bardha” dhe “Ndotja: Shkupi arrin Pekinin”), si dhe mbijetesa e mediave të shtypit në botën digjitale (“Gazetari me të rejën, gazetari me të vjetrën”), kumtoi Platforma për gazetari investigative dhe analiza.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it
- Konsumoi bashkë me të motrat karamele me përmbajtje hashashi pranë një koshi mbeturinash, intubohet 3-vjeçarja! Ja si është gjendja e dy vajzave të tjera