“Fytyrë e njohur-Dhuna në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve” është
tema e ligjëratës së përfaqësuesit të UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks që do të mbahet sot në Fakultetin filozofik në Shkup.
Gjatë ligjëratës do të prezantohen të dhëna të reja globale për përhapjen e dhunës ndaj fëmijëve dhe përvojat negative nga fëmijëria me qëllim që të krijohet pasqyrë për madhësinë e problemit.
Ligjërata do të përfshijë prezantim të hulumtimeve dhe fakte të reja nga neuroshkenca dhe psikologjia, në mënyrë që të tregojë lidhshmëri të drejtpërdrejtë mes nivelit të përvojave negative në fëmijëri me suksesin në jetën e të rriturve.
Do të prezantohen mënyrat për parandalim të përvojave negative në fëmijëri dhe mbështetje të viktimave nga përvojat negative në fëmijëri, përfshirë sisteme të integruara për mbrojtje të fëmijëve, sisteme më mira të pajisura arsimore dhe tejkalimi i tabusë publike rreth kësaj teme.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025
- Ambasadori Meidani: Shqipëria dhe Turqia – më shumë se partnerë
- (VIDEO) Orban dhe Mickoski mbështesin planin e Trampit për Ukrainën
- Numërimi i votave me kusht ka filluar – KQZ parashikon përfundimin brenda javës
- Shija unike e birrave në panairin “Horeca Expo Albania”, “Hysenbelliu Group” përfaqësohet me markat, Korça, Tirana, Kuqalashe, Gold by Korça
- Fetai dhe ambasadori Vahl diskutuan për përshpejtimin e eurointegrimeve
- Dimitrieska-Koçoska në Budapest: Investimet në fokus të Qeverisë, përkrahja hungareze është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit
- (VIDEO) Mickoski nuk merr asnjë ministër të VLEN-it në Hungari