Dy partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, shprehen optimiste dhe thonë se KSHZ duhet ta tregojë paanshmërinë e sajë në këto zgjedhje, duke i pranuar ankesat e tyre dhe në ato vende ku ka pasur parregullsi të rivotohet.
“Ne si Lëvizje BESA i bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që t’i rishqyrtojë këto ankesa dhe të vendosë në mënyrë të paanshme në favor të drejtësisë”, deklaroi Fazliu.
Fazliu thotë se ata, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë dorëzuar 86 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Çairit.
Bajrami thotë se në Strugë diferencën jo reale e ka krijuar përdorimi i “Trenit Bullgar”.
“Besojmë dhe jemi të bindur që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ti merr parasysh këto parregullsi dhe në ato vendvotime do te rivotohet”, përfundoi Bajrami, për Almakos.
Kujtojmë në KSHZ Aleanca për Shqiptarët dërgoi 13 ankesa për Strugën. Kurse, Lëvizja BESA dërgoi 89 ankesa, prej të cilave 86 janë për zgjedhjet në Çair, të dërguara bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe tre ankesa për Tetovën.
Përndryshe “Treni Bullgar” është metodë e votimit ku blerësit e votave mund të kamuflojnë më lehtë me votuesit, ata atyre u japin fletën e rrethuar për partinë e caktuar dhe u kërkojnë që të njëjtëve tu kthehet fletë e zbrazur nga vendvotimi.
Mevludin Imeri
Almakos.com