Posti i kryeprokurorit të Maqedonisë duke se po lakmohet nga shumëkush.
Lista me kandidatët që garojnëpër këtë karrige është mjaft e ngjeshur, me plot 23 emra, në mesin e të cilëve ka prokurorë, noter, gjykatës dhe avokat. Këta të fundit zënë edhe pjesën më të madhe të listës, plot 14, por gjithashtu në mesin e këtyre emrave figuron edhe ish zëvendës prokurori publik, shkruan Almakos.
Sot paradite Këshilli i Prokurorëve Publik diskutoi për rishikimin e listëssë kandidatëve që kanë aplikuar për këtëpost dhe e njëjta përfundoi pas një ditë të plotë pune, por duke mos shpalosur sa aplikime kanë shqyrtuar dhe as mendimin e dhënë për to.
“Këshilli i Prokurorëve Publik do ta njoftojë opinionin pasi të shqyrtohen dhe vlerësohen të gjitha kandidaturat”- thuhet nga ky këshill.
Në aspektin ligjor, ky këshillë, duhet në afat prej 15 ditësh të dërgojë në Qeveri vlerësimin e tij për kandidatët që kanë aplikuar. Lista e kandidatëveqë kanë marrë vlerësim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve shkon në qeveri, e cila pastaj në Kuvend propozon një emër për Prokuror të përgjithsëm të Maqedopnisë.
Nëse Këshilli për asnjërin nga kandidatët nuk jep mendim pozitiv, atëherë qeveria nuk ka të drejtë të dorëzojë listë të kandidatëve të propozuar në Kuvend, por vetëm mund që t’i propozojë kuvendit ta përsëris shpalljen, ku pastaj përsëri ka afat prej 15 ditëve që Këshilli të deklarohet, por nëse Këshilli nuk deklarohet, zgjedhja mund të prolongohet deri në pafundësi.
Në këtë rast, puna e tij e kryen prokurori që e përcakton Këshilli i Prokurorëve Publik.
Prokurori i vjetër Marko Zvërlevskit u shkarkua nga Kuvendi më 17 gusht të këtij viti. Deri në emërimin e Prokurorit të ri, funksionin përkohësisht e kryen Liljana Spasovska, e cila për momentin merret me lëndën “Monstra”.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com