Disa ditë para rrethit të dytë zgjedhor, Zeqirija Ibrahimi edhe zyrtarisht u tërhoq nga posti i deputetit, pasi që ishte edhe kandidat i Lëvizjes Besa për Komunën e Çairit. Vendin e Ibrahimit në Kuvend do ta merr doktori nga Studeniçani, Rexhep Memedi, i cili në renditje vjen menjëherë pas Ibrahimit në listën e deputetëve të Besës në zonën e parë zgjedhore,
Memedi këtë lajm e bëri publik, disa orë më vonë pasi morri edhe certifikatën nga ana e KSZH-së.
Kujtojmë, Memedi në zgjedhjet e fundit lokale, nuk arriti të bëhet i pari i Studeniçanit pasi që për një numër të vogël votash nuk arriti ta mund kandidatin e PDSH-së, i cili Komunën arriti ta fitojë me ndihmën e BDI-së.
Almakos.com