Gjatë seancës së parë të Kuvendit, pas zgjedhjeve lokale ka ardhur deri tek një takim rasti midis Vilma Trajkovskës, bashkëshortes së ish presidentit Boris Trajkovski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti.
Mirëpo burime partiake të Gazetës Lajm thonë se takimi aspak nuk ka qenë i rastësishëm e as spontan, por se paraqet fillim të fushatës për përgatitje të Vilma Trajkovskës për presidente të ardhshme të Maqedonisë, të cilën BDI do ta përkrahë si “kandidate konsensuale”.
Ndryshe gazetari dhe intelektuali shqiptar Ejup Berisha, dje edhe njëherë është ofruar që të jetë kandidat konsensual për president. Mirëpo BDI vështirë se do e pranojë atë, pasi kundër tij është krah “pro vrmoist” I BDI-së, që thuhet se ende ka pozita të forta në partinë e Ali Ahmetit./Gazeta Lajm/