Qeveria e Maqedonisë ka paralajmruar se pas zgjedhjeve
lokale do të intesikojë aktivitetet për gjetjen e një zgjidhje
për çështjen e emrit.
Në suaza të kësaj është edhe takimi i paralajmruar për në mesin e muajt nëntor midis ndërmjetësit për çështjen e emrit Metju Nimic me përfaqësues të dy palëve në kontest asaj maqedonase dhe asaj greke.
Në opinion po flitet se nëse deri në nëntor të vitit 2018 gjendet zgjidhje për çështjen e emrit atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
“Është e qartë se do të ketë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit edhe atë me insistim më shumë të faktorit ndërkombëtar i cili kohëve të fundit ka dhënë shenja se do të përfshihet më tepër në këte procese në mënyrë që ti jap intenzitet zhjidhjes së kësaj çështje. Vleresoj që asnjë parti politike s’do e marr barrën e vetëme për zgjidhje prandaj do
të insistohet në gjithpërfshirje të pozitës dhe opozitës të partive maqedonase dhe shqiptare. Nuk mendoj që menjëherë pas zgjidhjes eventuale do të shkohej në zgjedhje sepse do varet shumë nga fakti se a do të këtë unitet rreth zgjidhjes së gjetur d.m.th a do të ketë kompromis të përgjithshëm, nëse jo atëherë do të bëheshin zgjedhje para opcionit të dakorduar për emrin në mënyrë që pës referendumit të ketë një afat pak më të gjatë në mënyrë që të preken nga qytetarët përfitimet që do ti
ofroheshin Maqedonisë nga zgjidhja e çështjes së emrit dhe anëtaresimi në NATO dhe eventualisht fillimi i negociatave për anëtarësim në BE”, thotë Blerim Hyseni, analist politik.
Nga ana tjetër, profesori universitar Lulzim Aliu thekson se është e vërtetë se kemi zhvillime më dinamike lidhur me zgjidhjen e kontestimit të emrit nga ana e Republikës së Greqisë.
“Janë realizuar disa takime midis përfaqësuesve të Shkupit zyrtar dhe Greqisë, si edhe ndërmjetësit të OKB-së, z. M. Nimitc. Si pasoj e këtij kontesti Maqedonia ngecë në drejtimin e eurointegrimeve, si edhe ne drejtimin e antarësimit në NATO”, thekson për Zhurnal, Lulzim Aliu, profesor universitar.
Sipas tij, sa u përket zgjedhjeve të parakohshme edhe unë jam i mendimit se do të ketë zgjedhje të parakohshme, por jo si pasojë e kontestit (zgjidhjes ose moszgjidhjes) të emrit, por për shkak se kemi një qeveri jo stabile dhe shumicë të mangët parlamentare.