“Katar eruejs” e feston 20 vjetorin e saj duke ofruar çmime të pabesueshme për klasën ekonomike dhe afariste, ndërsa 20 fituesve fatlum u ofron anëtarësim në Privilege Club Gold dhe lirime deri në 50 për qind të biletave që të zgjedhin destinacione të cilat janë të dedikuara për anëtarët e klubit përmes rrjetit të tij rritës global. Nga 1 deri më 10 nëntor të vitit 2017 në kuadër të promovimit special të 20-vjetorit të kompanisë ajrore ofron dy bileta për klasën afariste me çmim prej një dhe tre bileta për klasën ekonomike me çmim për dy. Këto oferta ekskluzive vlejnë për periudhën e udhëtimeve midis 1 nëntorit të vitit 2017 dhe 31 dhjetorit të vitit 2018. “Jemi të entuziazmuar që e filluam këtë promovim spektakular botëror në kremtimin e 20 vjetorit tonë. Ky është vit shumë i posaçëm për kthimin e udhëtarëve tanë lojalë dhe jemi të kënaqur të ofrojmë çmime fantastike në klasën ekonomike dhe afariste, që të sigurohemi se ata gjithashtu mund të na bashkëngjiten në kremtimin e 20 viteve të suksesshme të fushatës Going Places Together”, deklaroi drejtori kryesor komercial i “Katar eruejs”, Ehab Amin. Ai shpjegoi se udhëtarët nga e gjithë bota mund t’i shfrytëzojnë epërsitë e këtyre ofertave me të vërtetë unike që ta planifikojnë udhëtimin ose pushimin e tyre të ardhshëm afarist, përmes rrjetit global të kompanisë, i cili përfshin më shumë se 150 destinacione. Në kuadër të promovimit të 20-vjetorit “Katar eruejs” nga 26 tetori filloi fushatë 20-ditore në kanalet e tyre në mediat sociale nga 26 tetori i vitit 2017. #20ReasonsToFly i tregon arritjet më të mëdha të “Katar eruejs” gjatë 20 viteve. Kompania ajrore muajve të kaluar lansoi promovime globale duke e përfshirë edhe fushatën “Fluturo me kompaninë më të mirë ajrore në botë”, me të cilën e kremton çmimin “Skajtraks” për kompani më e mirë ajrore, si dhe fushata “Butik udhëtues global”, e cila u ofron udhëtarëve mundësi që të fitojnë mega shpërblime të pabesueshme një herë në jetë, duke e përfshirë edhe mundësinë që të udhëtojnë falas deri tek cilido qoftë destinacion në rrjetin e gjerë global të kompanisë ajrore gjatë një viti.
Katar eruejs” shtoi disa destinacione tërheqëse në rrjetin e saj global në vitin 2017 duke i përfshirë Oklendin, Zelandën e Re, Dublinin, Irlandën, Nicën, Francën dhe Pragën. Kompania ajrore do të shtojë edhe shumë destinacione tërheqëse në rrjetin e saj global në vitin 2018, duke i përfshirë edhe Kanberrën, Australinë, Shën Petërburgun, Rusinë dhe Kardifin, Britaninë e Madhe. Transportuesi ajror kombëtar i Katarit është një prej kompanive ajrore me rritje më të shpejtë, ndërsa në të është përfshirë një nga flotat më të reja në botë, Tani në njëzet vjetorin e saj të punës “Katar eruejs” ka flotë moderne prej 200 aeroplanëve, të cilët fluturojnë drejt destinacioneve për biznes dhe pushim në gjashtë kontinente. Kompania e shpërblyer ajrore fitoi disa mirënjohje këtë vit, duke e përfshirë edhe “Kompania ajrore e vitit” nga çmimet prestigjioze të Skytrax World Airline Awards nga viti 2017, që u mbajt në Shoun ajrore të Parisit. Kjo është hera e katërt që “Katar eruejs”-it i ndahet mirënjohje globale. Krahas asaj që u shpall për “Kompani më të mirë ajrore në botë” nga udhëtarë nga e gjithë bota, transportuesi ajror kombëtar i Katarit, gjithashtu fitoi edhe çmime të tjera kryesore në ceremoni, midis të cilëve edhe “Kompania më e mirë e Lindjes së Afërt”, “Klasa më e mirë afariste në botë” dhe “Kompanitë më të mira në botë”.f