Delegacion i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorin e BEsë Samuel Zhbogar, ambasadorin e SHBA-së Xhejs Bejli, të Britanisë së Madhe Çarls Garet, të Holandës Uoter Plomp, të Suedisë Matis Stefanson, si dhe ambasadoren e Zvicrës Sibel Suter Tejada. Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, është biseduar për angazhimet e Qeverisë për përmbushjen e aktiviteteve të parapara në suaza të Planit 3-6-9 në drejtim të “Raportit të Pribbesë” , ndërsa të cilat kanë të bëjnë me reformat e shërbimeve të zbulimit dhe sigurisë. Në takim grupi i ambasadorëve nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si SHBA-ja, e prezantuan mundësinë në suaza të aktiviteteve të ardhshme reformuese në këtë drejtim të kyçet “DCAF” – (Kontrolli demokratik i forcave të armatosura) nga Gjeneva posaçërisht në mbështetje të procesit për përforcimin të kontrollit kuvendor dhe gjyqësor ndaj shërbimeve.
Ambasadorët në takimin në Qeverisë e Republikës së Maqedonisë kanë shprehur gatishmëri të qeverive të tyre t’i mbështesin këto reforma thelbësore në Maqedoni nga aspekti teknik dhe financiar. Kryeministri Zaev në takim ka theksuar se Qeveria udhëhiqet nga ideja reforma në këtë sferë të jetë transparent, thelbësore dhe gjithëpërfshirëse dhe të jetë nën kontroll të tërësishëm të institucioneve.