Shkupi prej sot është nikoqir i edicionit të gjashtë të “Samitit të Maqedonisë 2025”. Samiti dyditor është paralajmëruar si platformë udhëheqëse rajonale për këmbimin e trendeve të fundit botërore në biznes, investime, inovacione teknologjike dhe lidership përgjegjës. Janë paralajmëruar debate në të cilat do të përpilohen praktikat më të mira të vendeve të vogla të suksesshme ekonomike, shembull për lidership të suksesshëm dhe inspirues, teknologjitë e kohës së ardhshme, rëndësinë e mediave dhe industrinë e telekomunikacionit, rolin e mediave sociale dhe platformat, zhvillim i Maqedonisë në qendër rajonale për teknologji të mençura, rëndësia e investimeve të huaja për vendet si e jona, si dhe shembuj për teknologji “të mençura” dhe burime ripërtëritëse të energjisë. Kryeministri Zoran Zav dje realizoi takim me Majk Zafirovskin, Xhon Bitov të riun dhe Robert Arsov, anëtarë të Bordit të drejtorëve të “Maqedonisë 2025”, organizatë joqeveritare në të cilën marrin pjesë biznesmenë nga disapora dhe menaxherë nga Maqedonia. Zaev në takim tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e hapur ndaj të gjithëve që kontribuojnë drejtë progresit ekonomik të shtetit.
Data 20.04.2025
Aktuale
- Robotët humanoidë sfidojnë vrapuesit në Pekin: Një garë historike e maratonës
- VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
- Ndërroi jetë profesori universitar prof. dr. Asllan Bilalli
- VLEN: Urojmë besimtarët ortodoks dhe katolikë me rastin e festës së Pashkëve
- Çun Lajçi i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin pasi fitoi Big Brother-in
- Ambasadori i Finlandës: Kosova, urgjencë për ndërtimin e institucioneve të reja
- Fenomeni magjepsës i aureolës diellore: Rrëfimi i natyrës në Kosovë
- Egli Tako takohet me familjarët e Gjestit pas përfundimit të Big Brother VIP