Nga: Gjyla Çeliku
Nëse nuk arrijnë të ta kontrollojnë shpirtin, mënyrën e jetesës dhe nëse nuk të gjunjëzojnë dot, të gjithë të shohin si armik dhe të luftojnë me gjithë arsenalin në dispozicion, jo për një, as për dy e dhjetë vjet, por për një jetë të tërë, deri në frymën e fundit dhe pastaj vazhdojnë të njëjtën luftë edhe me fëmijët e tu, me nipërit e stërnipërit; me i pyet për arsyen e vërtetë, nuk dinë të ta thonë, veç se je i padëshirueshëm dhe këtu mbaron meselja. Veç pse e thua të vërtetën, që me raste edhe atyre ua çel sytë. Po ta përmbysësh perspektivën, ti ke bërë gjithë përpjekjen e lume, që t’i mbështesësh pa asnjë kusht, ke gëlltitur gjithçka për një kohë goxha të mirë e të gjatë: etiketimet, diferencimet, abuzimet, përçmimin, dhe kur e sheh se e gjithë kjo nuk mbaron kurrë, atëherë nuk zgjedh më asnjë mjet për të luftuar edhe ti në mbrojtje të dinjitetit dhe integritetit tënd shpirtëror…
Populli nga pasqyra e tyre dhe mënyrat e veprimit ju duket naiv, bashkë me mua, dukemi idealistë, por ç’të bëjmë s’ndryshojmë për dëshirat e askujt, por për popullin po