Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë i bën thirrje Qeverisë sa më shpejt të sigurojë mjete për të paguar borxhin që ka RTM ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili është rreth gjysmë milioni euro.
Në këtë mënyrë do të zgjidhet rreziku që Radiotelevizioni i Maqedonisë të “largohet” nga EBU që paraqet hap i madh mbrapa në procesin e euro integrimeve i cili gjithashtu shkel edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë.
Mospagimi i borxhit do të thotë se RTM nuk do të jetë në gjendje të transmetojë program nga ndonjë anëtar i EBU-së, si dhe as ndeshjet sportive, filmat, emisionet, filmat e vizatuara etj. Për momentin, sipas informacionit që vjen nga EBU, RTM nuk ka qasje në përmbajtjet që transmetohen përmes servileve të tyre.
Reagimi i EBU-së, sipas ShGM është pasojë e punës së papërgjegjshme të servilit publik për çka do të duhet të përgjigjen.
Përjashtimi i RTM-së nga EBU është rezultat i një modeli jofunksional të financimit të servilit publik dhe menaxhimit të keq.
Këshilli Programor i RTM-së në seancën e djeshme solli konkluzion duke kërkuar nga Qeveria të paguan borxhin e RTM-së ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë.