Komunikacioni në rrugën magjistrale Prilep – Gradsko prej orës 11:40 është ndërprerë në të dyja drejtimet, për shkak të një aksidenti në afërsi të kafenesë “Lovec”, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Që atje theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare të palës së Maqedonisë nuk ka ngecje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e mundur e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Data 30.04.2025
Aktuale
- Autonomia gjyqësore në fokus të konferencës “Forcimi i pavarësisë dhe llogaridhënies gjyqësore përmes efikasitetit më të madh të procedurave”
- U dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri nga dy persona, niset drejt Tiranës 22-vjeçari! I riu ka marrë dëmtime në kokë
- Në pritje të bebit, Dafina publikon pamje nga gardëroba luksoze e djalit
- EMRAT/ Pengmarrja në mes të Tiranës, 68-vjeçari u fut me forcë në makinë dhe u dërgua në një banesë të braktisur! Zbulohet arsyeja
- Djali rekrutonte vajza për prostitucion, babait i sekuestrohet apartamenti e makinat
- Boston dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet
- Albin Kurti flet pas përsëritjes së dështimeve: Kuvendi para Qeverisë është prioritet
- Vrasja e Renato Hoxhajt, autori u kamuflua duke vendosur maskë silikoni në të gjithë fytyrën dhe bark artificial! Detaje