Sindikata e “Fenit” nuk pranon falimentim dhe paralajmëron se me grevë do të bllokojë edhe gjyqin dhe bankat nëse vjen tek ajo. Banka Komerciale, Stopanska banka dhe Silk Roud Banka, dje deri te gjykata në Veles kanë deponuar propozim për fillimin e procedurës së falimentimit për kompaninë e feronikelit në Kavadar “Feni industri” pasi borxhin që ka firma ndaj tre bankave nuk mund të servisohet.
“Nëse për ne nuk ka punë, nuk do të ketë as për ata”, ka thënë Gjore Palitov, kryetar i Organizatës sindikaliste, transmeton Medial.mk.