Në këto tre vendvotime, Aleanca me Besë në Strugë ka ankimuar rezultatet pranë KSHZ-së.
Dallimi mes Merkos dhe Selës në këto vendvotime është në nivel që mund të sjellë ndryshim të rezultatit.
Gara në Strugë ngelën e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy jave të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën ngase pikërisht në ato vendvotime ku janë bërë parregullsi, është krijuar diferenca e vogel prej afro 600 vota mes Merkos dhe Selës.
Sipas KSHZ, Ramiz Merko nga radhët e BDI-së arriti që t’ia merrte Ziadin Selës, Strugën me një diferencë prej 791 votash.
Merko siguroi 13.927 vota kundrejt 13.136 votave të Seles.