Kryeministri Zoran Zaev, ka shkelur me angazhimin e drejtpërdrejtë në fushatën zgjedhore të LSDM dhe BDI parimin e ndarjes së pushtetit, që është në kundërshtim të plotë me parimet e OSBE/ODIHR. Kështu ka vlerësuar sot shefja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Audrz Glover, zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Glover ka thënë se disa parti shprehur shqetësim për shkak të premtimit për mbështetje qeveritare nga kryeministri Zoran Zaev, për komunat që kanë kryetarë nga radhët e koalicionit qeveritar, raporton Almakos.
“Ky veprim i kryeministrit dëmtoi parimin e ndarjes së shtetit nga partia që është në kundërshtim me përkushtimet e OSBE-së. Kjo do të ndryshonte nëse Zaev nuk do të ishte kryeministër, por tani që mban atë post, si i tillë edhe identifikohet kur del në terren”- tha Audry Glover.
Krahas kësaj shkelje të parimeve të OSBE për zgjedhje të lira dhe demokratike, vëzhguesit e ndërkombëtarë kanë vërejtur edhe disa parregullsi të rënda, ndër të cilat edhe blerje votash dhe presione mbi votuesit.
“ Në uljen e vlerësimit pozitiv ndikuan parregullsitë procedural, të cilat u vërejtën gjatë procesit të numërimit të votave, ku duhet patjetër të përmendim se në gjysmën e vendvotimeve të vëzhguara protokollet e rezultateve nuk u paraqiten për kqyrje publike”- thuhet me tej në raportin e misionit të OSBE/ODIHR.
Vlerësim negativ nga vëzhguesit ka marrë edhe mënyra e shqyrtimit të ankesave të partive nga Gjzkata administrative për parregullsi zgjedhore.
“Mënyra se si u trajtuan shumë ankesa, rrezikoi sundimin e ligjit dhe rregullsinë e procesit, veprim që është në kundërshtim me përkushtimet e OSBE-së, Gjykata Administrative i mbështeti të gjitha vendimet e KSHZ të cilat u apeluan”- theksohet në raport.
Përkundër këtyre parregullsive, u tha se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale që u mbajt më datë 29 tetor, u karakterizua me respektimin e lirive themelore, gjë që kontribuoi për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com