Blerim Bexheti, kandidati fitues i zgjedhjeve në Saraj nga radhët e BDI-së ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e dhënë.
Bexheti shprehet se do të jetë kryetari i të gjithëve pa dallim përkatësie politike dhe nacionale, për një Saraj më të mirë.
“Kjo fitore u takon juve të gjithëve, i takon idealit të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti.
Gjithashtu falënderoj gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit dhe unë do të jem kryetari i të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësitë politike, nacionale dhe fetare, pasi ne të gjithë së bashku do të punojmë për një Saraj të bashkuar, për një Sarajmë të mirë për të gjithë, për Sarajin që të gjithë e duam! Ju faleminderit!” u shpreh Bexheti.