Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,67, gjegjësisht për 1,81 për qind. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 64, i EUROSUPER (D-E V) 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, rritet për 0,50 denarë për litër dhe do të jetë 65,50 denarë. Me vendimin e KRRE-së për 0,508 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 XS dhe tani do të kushtojë 26,795 denarë. Si arsye për rritje të çmimeve shitëse të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë për 3,63 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluar dhe për 0,501 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Aliu: Javën tjetër nisin punimet për pakingun në Qendrën Klinike në Shkup
- Pehlivanllëk i madh mes partive dhe kandidatëve të pavarur
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij
- LSDM-ja akuzon për politika të dështuara ekonomike