Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov prej sot deri më 3 nëntor do të qëndrojë për vizitë pune në vendet baltike. Turneu rajonal, siç kumtoi MPJ-ja, do të fillojë në Republikën e Estonisë, kryesuesen aktuale me Këshillin e BE-së, do të vazhdojë në Republikën e Letonisë dhe do të përfundojë me vizitë pune në Republikën e Lituanisë. Gjatë vizitës ministri homologëve të tij baltikë do t’ua prezantojë hapat konkretë të ndërmarra deri më tani nga ana e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për stimulimin e proceseve integruese euroatlantike të vendit, përmes Planit të veprimit 3-6-9, ndërsa do t’i informojë edhe për nivelin e realizimit të reformave të ndërmarra. Ministri Dimitrov, thuhet në kumtesën e MPJ-së, që do të përqendrohet edhe në aktivitetet e fundit të politikës së jashtme të vendit në kuadër të thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore për gjetjen e përgjigjes ndaj sfidave aktuale të sigurisë globale dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Pritet në takimet të këmbehen mendime dhe ide rreth intensifikimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe promovimin e marrëdhënieve bilaterale përmes bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.