Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej 33 fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave në njërën është lënduar rëndë një këmbësor, ndërsa në tetë prej tyre janë lënduar më lehtë 16 persona. Në 24 fatkeqësi komunikacioni është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informoi MPB, të premten policia rrugore kreu ekspertizë në 11 fatkeqësi, prej të cilave në njërën me lëndime të rënda trupore kaloi një këmbësor. Gjithashtu, në një fatkeqësi, një person mori lëndime të lehta, ndërsa nëntë të tjerë kaluan vetëm me dëme materiale. Të shtunën është kryer ekspertizë në 14 fatkeqësi komunikacioni. Në katër prej tyre, më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa në 10 është regjistruar dëm material. Dje në Shkup është kryer ekspertizë në tetë fatkeqësi. Në tre prej tyre, më lehtë u lënduan shtatë persona, ndërsa pesë ishin me dëme materiale. Këtë fundjavë policia zbuloi dhe sanksionoi 16 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe ishin përjashtuar nga komunikacioni, 15 vozitës nuk i respektuan kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, pesë vozitës kaluan në dritë të kuqe, si dhe 40 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të lejes së komunikacionit ose pa patentë shoferi. Janë hasur edhe 103 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 103 automjete.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij
- LSDM-ja akuzon për politika të dështuara ekonomike
- Mickoski për Badenterin: Është punë e kryer, nuk preket!
- Zjarri në lagjen Vllae vihet nën kontroll, nuk ka informata për viktima apo të lënduar