Arlinda Baftiu, poete nga Shkupi me poezinë “Fustani i nanës”, është fituese e edicionit të 35-së të poezisë Takimet e Poeteshave Shqiptare, që tradicionalisht mbahet në Vushtrri. Juria në përbërje nga shkrimtari Ibrahim Kadriu, kryetar, Flora Brovina dhe Mentor Mani, anëtarë, çmimin e dytë ia kanë ndarë poetes nga Vushtrria Ejona Hasani “Ta shoh buzëqeshjen” e cila po ashtu ka marr çmimin e debutantes si poetja më e re. Ndërsa çmimi i tretë i është ndarë poetes Rifadije Paloja. Fituesja e këtij edicioni, Arlinda Baftiu duke përgëzuar qytetin e Vushtrrisë për këtë ngjarje të madhe dhe të veçantë kulturore, tha se “nga Vushtrria mund të kthehesh pa çmime por jo pa mikesha të reja”. Ndërsa shkrimtari Ibrahim Kadriu tha se nga 160 poetët që kanë konkurruar për këtë festival, të gjitha poezitë e përzgjedhura pra 21 poetet janë fituese. “Përveç monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe shume gjërave të tjera të mira dhe të veçanta që ka Vushtrria, tashmë ky qytet po identifikohet edhe me Festivalin e poezisë Takimet e poeteshave shqiptare”, ka thënë Kadriu. Festivali i poezisë “Takimet e poeteve shqiptare” ka mbushur katër dekada. Përveç aktiviteteve të shumta në dy ditë të mbajtjes së këtij Festivali në Vushtrri, poetet kanë marrë pjesë edhe në Ditën e Plisit që këtë vit u mbajt në Kullën e Azem Galicës në Galicë të Vushtrrisë.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij
- LSDM-ja akuzon për politika të dështuara ekonomike
- Mickoski për Badenterin: Është punë e kryer, nuk preket!
- Zjarri në lagjen Vllae vihet nën kontroll, nuk ka informata për viktima apo të lënduar