inistria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dalë me pres konferencë për procesin zgjedhorë, ku ka informuar se procesi zgjedhor është duke kaluar sipas pritshmërive, dhe se të njëjtat janë të qeta, të lira dhe demokratike.
Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Toni Angellovski, MPB deri më tani ka vërejtur tre raste kur qytetarët kanë fotografuar votën e tyre, dhe një person në Komunën e Shuto Orizarës është arrestuar për sulm fizik.
“Deri më tani kemi vërejt tre raste kurë qytetarët kanë fotografuar votën e tyre edhe atë një në shkollën fillore “26 maj” në Komunën e Shuto Orizarës, rasti i dytë ka qenë në Probishtip ndërsa I treti në Cërniçe. Prandaj apelojmë që qytetarët të mos fotografojnë votën e tyre, sepse e njëjta ishte e jashtë ligjshme. Po ashtu në Shuto Orizar është vërejtë një rrahje fizike, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri prej tyre është arrestuar”, tha në fjalën e tij zëdhënësi I MPB Toni Angellovski.
Ai po ashtu apeloj edhe gjithë subjektet politike që të mos iniciojnë që aktivistët e tyre të kryejnë veprime të pa ligjshme, sepse MPB nuk do të toleron një gjë të tillë.